Deputeti i PD-së Dashnor Sula

Politikë

‘Pa iu tharë flokët viktimave të Gërdecit ata bën marrëveshjen’/ Sula në Kuvend: Rama-Berisha, tumori që mban peng Shqipërinë

13 Mars, 13:52| Përditesimi: 13 Mars, 13:58

  • Share

TIRANË-Në fjalën e e tij deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në Kuvend nuk kurse kritikat për Edi Ramën dhe Sali Berishën.  Ai i ka cilësuar dy kryetarët e partive më të mëdha në vend si "tumorin që mban peng politikën shqiptare".

Sula akuzoi të dy liderët për marrëveshje të errëta dhe interesa personale që sipas tij, kanë dëmtuar zhvillimin e vendit gjatë tri dekadave të fundit.

Ai iu referua veçanërisht marrëveshjes së 21 prillit 2008, të cilën e cilësoi si një moment kyç në degradimin e politikës shqiptare. Sula tha se kjo marrëveshje u arrit menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, dhe se ai ka qenë gjithmonë kundër saj.

“Të shohësh këtë sallë bosh, një qeveri që mungon. Vetëm më 2 anëtar kabineti këtu mbrapa, është e trishtushme. Ka një të keqe, një burim, një tumor që e mban peng politikën shqiptare. Ky tumor është Edi Rama dhe Sali Berisha. Dy burra që kanë bërë përgjatë këtyre 34 viteve për interesa personale, totalisht personale marrëveshje të errëta.

Nuk e them sot që ika nga PD. E kam denoncuar këtë marrëveshje edhe më parë. Kur refuzonim ne seancat plenare, kam qenë totalisht kundër një marrëveshje të PD me PS.

E keqja e kësaj politike ka nisur me 21 prill të vitit 2008. Jam krenar për veten time kundra. Pakt i errët, Berisha-Rama me 21 prill 2008, kur pa iu tharë flokët viktimave të Gërdecit, 26 viktimave, u bë një marrëveshje e turpshme. Unë e kam votuar kundër.

"Në 2009 ikën të gjithë ata që ishin kundër në PD, dhe kam shpëtuar vetëm unë. Këtij parlamenti i duhen burra dhe gra të ndershëm.“, tha Sula.


Lajmi kryesor:

Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën


A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?