Politikë

Pa konsensus/ ‘Ligjet’ shtyjnë ndryshimet në Kod, PD gati të votojë vetëm heqjen e pagesës për postën e emigrantëve

10 Shkurt, 21:19| Përditesimi: 10 Shkurt, 21:26

  • Share

Komisioni i Ligjeve e shtyu për të martën mbledhjen ku do të testohej vullneti i palëve për dialog, përpara se Kodi Zgjedhor të hidhet për votim në seancën e së enjtes.

Aktualisht, PD pranon të votojë vetëm atë nen që nuk i faturon zgjedhësit në diasporë pagesën e postës për votën, por ja kalon të gjitha shtetit.

Por opozita nuk pranon që të afrohen afatet për të prodhuar më shpejt fletën e votimit, duke i vënë kusht për këtë PS-së, të lejojë votimin edhe për ata persona që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja, e jo shqiptare.

Kjo do të vendosë në vështirësi KQZ në, e cila ka apeluar disa herë, se koha e ngushtë, do të lejojë vetëm dërgimin e fletëve të votimit në diasporë, por kthimi i tyre nuk do të bëhet brenda afatit, të orës 19:00, të ditës së votimit më 11 maj.

Deri më tani, në KQZ janë pranuar si votues nga jashtë 115 mijë emigrantë, dhe më shumë se 30 mijë, janë refuzuar.

Celibashi vëren se ka probleme edhe me zgjedhësit brenda vendit. Ai tha sot se  nga monitorimi i bërë nga KQZ janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki si dhe procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?