'Pa kontroll për koronavirus dhe 10 veta në një dhomë'! Refugjatët në qendrën e azilantëve hyrje-dalje lirisht për pazare! Tregtarja: Budallallëqe blejnë (VIDEO)

1 Prill 2020, 11:10| Përditesimi: 1 Prill 2020, 14:54

  • Share

TIRANË - Në qendrën pritësve të azilantëve në zonën e Babrrusë në periferi të Tiranës, refugjatët e huaj shprehen se askush nuk i ka bërë kontrolle për shëndetin e tyre dhe aq më pak për koronavirusin.

Ata dalin çdo ditë pa asnjë pengesë nga qendra, për të bërë pazaret, ndërkohë që thonë se qëndrojnë rreth 10 veta në një dhomë.

Atyre nuk u janë bërë kontrolle në kufi nga autoritetet shëndetësore apo të policisë, pasi vijnë në mënyrë ilegale nga kufiri i gjelbër. Por shprehen se edhe pasi janë ndaluar nuk u është bërë kontroll.

"Jemi nga Siria, kemi një javë këtu, kemi ardhur nga Greqia. Nuk jemi kontrolluar, nuk kemi parë polici në kufi, pasi ne vijmë ilegalisht. Këtu në qendër, askujt nuk i intereson, jemi 10 veta në një dhomë, asnjë kontroll për COVID-19. Nuk kemi dëgjuar që ndonjëri të ketë koronavirus këtu. Unë i them rojës për të dalë për të blerë ushqime, ai më thotë mos u vonë shumë, dhe kthehem e dal pa problem".

"Unë jam 1 muaj në Shqipëri, dhe në këtë kam rreth 3 javë. Jemi 10 veta në një dhomë. Asnjë nuk e di nëse dikush e ka koronavirusin apo jo. Asnjë nuk ka ardhur këtu të na kontrollojë. Koronavirusi nuk është më shumë i rëndësishëm se hepatiti apo sëmundje të tjera, askush nuk kujdeset për shëndetin tonë", shprehen dy prej azilkërkuesve që qëndrojnë në qendrën pritëse në Babrru të cilët kanë ardhur nga kufiri greko-shqiptar.

Pa maska dhe doreza ata dalin nga qendra e pritjes së azilkërkuesve në Babrru në marketin e lagjes rreth 5 minuta nga qendra.

"Kemi vënë bidonat të jemi larg, ne jemi të mbrojtur vetë me maska. Budallalliqe blejnë më shumë, patetina", shprehet tregtarja në minimarketin e lagjes në Babrru.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?