Mbushen kartat e policëve për 9 muaj me lekët e ushqimit! Ulje çmimesh nga 5 deri në 10%, por s'i tërheqin dot në ATM

18 Shtator, 20:39| Përditesimi: 18 Shtator, 20:54

  • Share

Me firmën e drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, është miratuar fondi i kompensimit ushqimor për të gjithë efektivët blu për muajt janar-gusht 2024.

Dokumenti, të cilin Report Tv e disponon, mban datën 17 shtator dhe urdhëron zyrat e financave në të gjithë drejtoritë për kalimin e pagesave, një detyrim ligjor ky për përfitimin ushqimor. Paratë do të kalojnë në llogari dhe karta të veçanta të hapura gjatë javëve të fundit nga të gjithë policët, pas marrëveshjeve me banka të nivelit të dytë, pa u përzier me kartat e bankës që policët marrin pagën.

Por, policët nuk kanë marrë edhe pagesën e vakteve ushqimore për muajin dhjetor 2023, i cili, sipas urdhrit të Bizhgës, do të merret në llogarinë bankare të pagës. Pagesa e ushqimit do të jetë për çdo muaj në vijimësi, duke plotësuar kështu një detyrim ligjor që rrjedh që prej vitit 2008, por që nuk ishte zbatuar.

Pagesa për një vakt ushqimor është 450 lekë, e cila merret në një ditë pune 8 orareshe. Ndërkohë parashikohen 3 vakte për rastet e gatishmërive dhe shërbimeve në operacione. Megjithatë, paratë e ushqimit që do të kalojnë në kartën e posaçme nuk mund të tërhiqen nëpër bankomate, nuk mund të transferohen në llogari të tjera bankare për t’u përdorur për qëllime të tjera ekonomike.

Ato mund të përdoren nga policët për të blerë vetëm në një rrjet supermarketesh në të gjithë vendin, me të cilin është lidhur marrëveshje, duke konsideruar edhe një ulje çmimi që varion nga 5% për ushqime të përgjithshme dhe deri në 10% për ushqimet e shportës. Përfitues janë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, ndërsa karta bankare bëhet e pavlefshme në momentin e largimit të tyre nga struktura.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 21/09/2024 08:03

    Pse vetem policies e shtetit por ata gardjanet pse mos ta fitojn pages e ushqimit apo nuk jan ne kete shtet

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 19/09/2024 17:11

    O qytetar rrot karr po ti ça je Shqiptar apo magjar ? ? ? Se tė shash prejardhjen tēnde ēshtē e pa spjegushme e shum poshtruse. Shqipria nuk ėshtē parajsa e kēsaj Bote por aman dhe keq nuk ēshtē. Kush punon jeton mir por nē çdo vend tē Botēs punohet. Prandaj o qytetar komplet karr respekt pēr prejardhjen tēnde.

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/09/2024 13:22

    Polic pilafi . shefa hashashi. Qeveri nusretesh. Parlament dylberesh miljoneresh. Qytetar te varfer krenar ne fb se jan shqiptar bejn shqiponjen me gishta.harojne kush jua fut sa krahu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?