WUHAN, KINË- Pa maska,pa respektuar distancën dhe me entuziazmin në sytë e tyre, mijëra të rinj kanë qenë të pranishëm në festivalin muzikor “Luleshtrydhe”, në epiqendrën e pandemisë së COVID-19, qytetin kinez, Wuhan.
Duket se pas 16 muajsh betejë të pandalshme me koronavirusin, jeta po merr sërish formën e saj të mëparshme dhe njerëzit po “shfrenohen” pas zbatimit konstant të masave anti-COVID.
Vitin e kaluar festivali muzikor “Luleshtrydhe” në Wuhan është zhvilluar online për shkak të shpërthimit të rasteve pozitive me COVID-19.
Të rinjtë dhe rejat që janë pjesë e festivalit, ende nuk e besojnë dot se ai po zhvillohet përpara syve të tyre dhe më në fund mund të jetojnë pa masa anti-COVID.
“Nuk ka qenë e lehtë për të arritur këtu ku jemi sot. Të gjithë ne kemi bërë përpjekje dhe kemi paguar një çmim të madh”, tha një ndër të pranishmit në festival .
Në qytetin e vogël kinez, është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në botë.
Kina ka qenë vendi i parë i cili është goditur nga koronavirusi, megjithatë ajo është akuzuar se nuk ka treguar numrin real të rasteve të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.