Pa maska në rrugë, gjobiten 666 qytetarë! 8 shoqërohen në Komisariat, s'i dhanë policit ID (VIDEO)

2 Dhjetor 2020, 14:15| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 14:43

  • Share

TIRANË- 666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit, e për pasojë janë gjobitur me 3 mijë lekë. Ndërkohë, është ndëshkuar edhe një biznes, i cili vijonte të qëndronte hapur pas orës 22:00, në kundërshtim me rregulla.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe nga ato qytetarët të cilët jo vetëm ishin pa maskë, po edhe kanë kundërshtuar policinë duke mos i dhënë mjetet e identifikimit.

"U konstatuan pa vendosur maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 666 qytetarë.   Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00", njofton policia.

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se masat ekzistuese do të vijojnë të mbeten në fuqi pa një afat. Më konkretisht, nuk do të lejohet sërish dalja nga ora 22:00-06, grumbullimet, konferencat, dasmat e varrimet! Universitetet do të vijojnë të bëjnë mësim online.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?