Pa maskë në Kosovë, shqiptari dhe dy gratë bëjnë rezistencë, por në fund përfundojnë në qeli (Pamjet e arrestimit)

21 Gusht 2020, 09:15| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 09:18

  • Share

Dy gra dhe një burrë nga Shqipëria janë arrestuar në Kosovë. Për arrestimin e tyre në Fushë Kosovë policia hasi në vështirësi për shkak se refuzuan t’i binden urdhrave. Burri ishte pa maskë duke mos respektuar masat anti-COVID në Kosovë dhe për këtë arsye policia e ndaloi, por shqiptari bëri rezistencë.

Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqen policët teksa arrestojnë shqiptarin në rrugën 'Dardania' të Fushë-Kosovës. Dy gratë u arrestuan, pasi ndërhynë duke tentuar të pengojnë policët. Dy policët dhe tre të arrestuarit morën ndihmë mjekësore pasi pësuan lëndime të lehta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 21/08/2020 10:08

    Policia nën komanden e is fashistit me agim beogradin që e urrejnë që gjë që vie nga Shqipëria...!!!

    Përgjigju
    • Titi: 21/08/2020 16:25

      Shume koment i sakte JETA. Nga keta lloj prehistorikesh nuk po bejme perpara. Mendime te mykura. E drejt,ne ndonje vend europian le ta provonin ti kunderviheshin policise,ose ne USA. Dhe do ishin ne shtylle tani. Klm

    • jeta: 21/08/2020 11:59

      I nderuar Arber Ne radhe te pare meso te shkruash shqip qe te kuptohet mendimi. Pse qenka policia nen komanden e Agim beogradit pse te thote ty cope injoranti ve masken se rrezikon te tjeret Po ato grate kur nuk jane te zonja ta bindin per masken pse i kunderpergjigjen policise? Nje mendim me vjen mos jane serbe burri dhe grate qe duan te shfarosin shqiptaret pasi nr i te vdekurve dhe infektuarve eshte alarmante Valle po te ishin ne shtetet perendimore do te guxonin te dilnin pa maske dhe ti kunderviheshin policise? Ta provonin njehere se pervec gjobes do tja thyenin eshtrat Mbeshtetje policise te cdo shteti qe vepron per zbatimin e ligjit U shuajte rraca e injoranteve dhe atyre qe u dalin ne mbrojtje

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?