Kronikë

Pa nënkalime dhe mungesë sinjalistike, aksi Lushnjë-Berat burim aksidentesh! Fermerët rrezikojnë jetën

4 Korrik 2021, 21:21| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 21:26

  • Share

Ky fermer e kalon rrugën Lushnjë-Berat disa herë në ditë për të shkuar në tokat e tij që i ka mbjellë me produkte bujqësore. Frika se një makinë mund të vijë dhe ta aksidentojë e shoqëron në çdo moment.

“Duhen nënkalim. Janë bërë shumë aksidente këtu. Ose të ketë rrugë dytësore. Ku do kaloj. Ja tani do shkoj të vadis tokën. Ku ta kaloj pompën. 60- 70 kile pompë. Këtu duhet të kaloj se nuk kam ku të shkoj. Shumë problem, shumë problem”, tha fermeri.

Si ky banor janë edhe shumë të tjerë që kanë tokat e mbjella buzë rrugës.

Mungesa e sinjalistikës, nënkalimeve dhe mbikalimeve në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti, ka bërë që shpesh herë në këtë aks të ndodhin aksidente me vdekje. Më i fundit ishtë para disa ditësh, ku një 77-vjeçar që po kalonte rrugën me karrocë me gomar u perplas për vdekje nga një furgon mallrash. Ndrësa në dy vjet kanë vdekur  7 qytetarë.  Feremrët kërkojnë të merren masa që edhe ato mos të kenë të njëjtin fat si disa bashkëfshatarët e tyre.

“Fshati është rrëzë malit. Tokat i kemi këtu poshtë. Tokat janë ndarë mes përmes nga rruga. Tokat i kam në të dyja anët. Jam i detyruar të kaloj 20 herë në ditë edhe lart edhe poshtë . detyrohem të ike vargu i makinave. Këtu makinat shkojnë edhe 180 në orë. Të shumtit punojnë me karrocë dore. Edhe një rrugicë që kemi na e kanë mbyllur. Jemi shumë të rrezikuar. Duhet të ketë nënkalim”, u shpreh një tjetër.

“Duhet të ketë nënkalim ose mbikalim. Është burim aksidenti”, tregoi një fermer.

Në këtë aks rrugor shpejtësia e lejuar është deri në 60 km në orë, por ky rregull nuk respektohet në të shumtën e rasteve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?