Vetëm në dy javët e para të korrikut, Policia e Durrësit gjatë kontrollit të drejtuesve të mjeteve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor ka arrestuar 12 shoferë dhe ka vendosur 1349 gjoba.
Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
• Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tej normave të lejuara;
•Janë vendosur 78 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•396 masa administrative për parakalime të gabuara;
•45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Lajmi kryesor:
Të dehur në timon, me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa patentë, arrestohen në Lezhë 5 shoferë, hetohen në gjendje të lirë edhe 2 të mitur
I.K/KT/ReportTv.al