Foto ilustruese

Pa regjistra dhe në kushte minimale pune, mësuesit paralajmërojnë protestë në Tiranë: Më 19 janar pezullojmë orën e parë të mësimit

15 Janar 2022, 18:55| Përditesimi: 15 Janar 2022, 19:01

  • Share

Kushtet minimale të punës, vonesat e pagave dhe mungesa e regjistrave në klasa kanë bërë që mësuesit të paralajmërojnë protesta në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Mësuesit kanë vendosur që protesta të fillojë më 19 janar, duke pezulluar orën e parë të mësimit. Siç ka njoftuar Sindikata e Arsimit nëse nuk merren masa për plotësimin e kërkesave, protesta do të zhvendoset përpara Zyrës Arsimore më 26 janar në orën 14:30.

"Mësuesit e Tiranës të bëhen gati të protestojnë për:

-Regjistrat (muaji janar shkollat pa regjistra)

-Kushtet minimale të punës.

-Pagat e pamjaftueshme.

Javës që vjen, të mërkurën, Protestë në çdo shkollë të Tiranës.( të pezullohet ora e parë e mësimit).( 45 min e para të mësimit)

Mësuesit qëndron përprara klasës, por nuk zhvillon mësim.

E mërkurë 19 janar, të pezullohet  ora e parë e mësimit protestë në çdo shkollë të Tiranës...

E mërkurë 26 janar ora 14:30 protestë përpara Zyrës Arsimore Tiranë.", shkruhet në njoftim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?