Futbollisti i Tiranës Klevi Qefalia

Pa rrezik dhe në gjendje të stabilizuar, Duka për dëmtimin e rëndë të Qefalias: Mjekët i shpëtuan jetën

29 Gusht 2022, 12:54| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 12:57

  • Share

Klevi Qefalia, futbollisti i Tiranës i dëmtuar rëndë në kokë ditën e djeshme kundër Egnatias, ka kaluar rrezikun dhe është në gjendje të stabilizuar në spital. Presidenti i FSHF-së Armand Duka i ka uruar 18-vjeçarit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më të hershëm pranë familjes, ndërsa ka falenderuar si mjekët e klubit të Tiranës për reagimin e menjëhershëm ashtu edhe ato të spitalit.

Konkretisht Duka shkruan: “Jam i lumtur që futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore duke kaluar rrezikun. Shpresoj dhe uroj që të kthehet sa më parë pranë familjes dhe në gjirin e skuadrës.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë stafin e doktorëve dhe fizioterapistëve të KF Tiranës për vetëdijen, durimin dhe profesionalizmin e treguar në momentin e parë të ndërhyrjes në fushë, duke i shpëtuar jetën futbollistit.

Një falenderim i veçantë shkon për gjithë stafin e doktorëve në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrjen dhe reagimin e shpejtë duke siguruar ecurinë pozitive për shëndetin e lojtarit.

Duke qenë se jemi në fillim të kampionatit përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje të gjitha klubeve të çdo niveli, që nga Superliga e deri te kampionatet e moshave, që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha rregulloret e FSHF-së për organizimin e ndeshjeve.

Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e futbollistëve.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?