Enkeleid Dobi, trajneri i KF Teutës

Sport

'Pa rrezik nuk hapet shampanja', Enkeleid Dobi: Teuta s'ka rënë kurrë nga Superliga, puna e trajnerit me përgjegjësi

7 Korrik, 14:35| Përditesimi: 7 Korrik, 14:36

  • Share

Enkeleid Dobi foli fjalët e para si trajneri i ri i KF Teutës. 50-vjeçari rikthehet në qytetin e lindjes pas 28 vitesh, këtë herë si trajner, pasi te "Djemtë e Detit" nisi karrierën si futbollist. Me përvojë në Poloni, Dobi në vendin tonë njihet si ish-trajneri i Kukësit për 11 ndeshje.

“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtorin për këtë besim, është si të them kthim në shtëpi. Ndjehem i privilegjuar për ta rindërtuar dhe të kthejmë Teutën që presim të gjithë, në vendin që i takon. Do të bëjmë çfarë të jetë e mundur, jemi në proces dhe shkopin e çudirave nuk e kemi brenda 2 muajve, jemi në të njëjtën linjë dhe drejtim, në teori jemi dakort dhe duhet ta hedhim në praktikë.

Teuta që të jetë kompetitive, është i vetmi klub që nuk ka rënë asnjëherë nga kategoria, ka pozicionin e vet në futbollin shqiptar, tifozët të kenë dëshirën që ta shohin ekipin krenar, që do të ketë fitore, humbje, barazime, por do bëjmë të mundurën që të kemi sa më shumë fitore. Kjo është arsyeja që unë jam këtu, për ta rindërtuar nga e para, koha do e tregojë, se sot mund të flasim shumë gjëra të bukura.

Është privilegj, është kënaqësi më e madhe se sa mund ta shpreh, pritshmëritë janë të mëdha, na pret një punë e madhe, por kemi marrë një sfidë, nuk e hap dot shampanjën pa marrë rrezikun.

Kemi shumë punë, dëshira është shumë e madhe. Në një ditë nuk mund të thuash asgjë, duhet të japim kohën e duhur për çdo gjë, them që do jemi kompetitivë, sa do e arrijmë, do e tregojë koha”, deklaroi Dobi.


Lajmi kryesor:

KF Teuta 'ndryshon fytyrë', në Durrës prezantohet presidenti i ri! Dobi merr postin e trajnerit, Arapi rikthehet si drejtor sportiv


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?