Foto ilustruese

Pa rrip sigurimi dhe të dehur në timon, arrestohen 2 shoferë në Gjirokastër! Pezullohen 4 patenta, 283 gjoba në javën që lamë pas! Bllokohen 3 mjete

21 Shkurt 2022, 15:48| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 15:52

  • Share

Policia Rrugore në Gjirokastër ka vendosur 283 gjoba javën që lamë pas për shoferët të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, mosvendosjen e rripit të sigurimi dhe parakalime të gabuara. Sipas Policisë tre automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacioni.

Sakaq, mësohet se janë pezulluar 4 leje drejtimi, 2 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sensin e kundërt. Një 40-vjeçar me inicialet A.M., banues në Dropull, është arrestuar pasi u kap i dehur në timon ndërsa u përplas me një mjet tjetër.

V.R., 62 vjeç u prangos gjithashtu se u kap i dehur ndërsa shkaktoi dhe një aksident me dëme materiale. Kurse një tjetër është nën hetim nga autoritetet pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllimin zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, si dhe është proceduarpenalisht 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagarancë të shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në fshatin Sopik, Dropull, pasi në afërsi të fshatit Sofratik, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi V. R., 62 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj, pasi në fshatin Krahës, Memaliaj, duke drejtuar  automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident automobilistik, vetëm me dëme materiale.

-Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Janë pezulluar 4 leje drejtimi, konkretisht:  2 leje drejtimi të pezulluara për "Drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit" dhe 2 leje drejtimi të pezulluara për "Qarkullim i automjetit në sens të kundërt".

Janë vendosur 283 masa administrative, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike,  mosvendosjen e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit dhe për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Janë bllokuar 3 automjete për mungesë dokumentacioni. Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?