Foto ilustruese

Kronikë

Nga sot të gjithë shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Austri dhe Holandë me këto rregulla anti-COVID

24 Qershor 2021, 07:41| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 09:12

  • Share

Për të gjithë ata që kishin planifikuar pushimet në Austri apo Holandë, tani më nuk duhet të shqetësohen. Duke filluar nga dita e sotme Austria dhe Holanda kanë hequr ndalimin e udhëtimeve për shtetasit shqiptarë.

Ministria e Jashmte bën me dije se duke filluar nga sot mund tё udhёtoni drejt Austrisё pёr cdo arsye, pёrfshirё turizёm. Pёrpara udhёtimit duhet tё jenё tё pajisur me Test (PCR-Test) të 72 orëve të fundit ose Antigen-Test negativ SARS-CoV-21 të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose çertifikatё shёrimi të lëshuar nga institucione të autorizuara. Nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance” pёr shtetasit shqiptarё.

Të gjithë qytetarët që udhëtojnë në avion e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të një formatit FFP2. Austria është shteti i parë nga BE-ja që ka hequr të gjitha kufizimet me vendin tonë, ndërkohë që shtetet e tjera e kanë të detyrueshme që qytetari të ketë me vete testin negativ, që të ketë bërë një nga vaksinat apo edhe formularin PFL siç është në rastin e Greqisë. 

Nga sot edhe Holanda ka hequr kufizimet për pasagjerët shqiptarë. Ndryshe nga ministria TIA përmes një njoftimi thoshte se për të udhëtuar nuk duhet as testi as vaksina.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme për Austrinë:

Austria heq ndalimin e udhëtimeve për shtetasit shqiptarë. Nga data 24 qershor, shqiptarёt mund tё udhёtojnё drejt Austrisё pёr cdo arsye, pёrfshirё turizёm. Pёrpara udhёtimit duhet tё jenё tё pajisur me Test (PCR-Test) të 72 orëve të fundit ose Antigen-Test negativ SARS-CoV-21 të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose çertifikatё shёrimi të lëshuar nga institucione të autorizuara. Nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance” pёr shtetasit shqiptarё.

Njoftimi i Tia për Hollandën:

Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Hollandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021. 1) Asnjë kriter testi 2) Asnjë kriter vaksine. I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link: https://www.government.nl/.../information-for-passengers... Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?