Kur kanë mbetur për tu numëruar gati 40% e votave, pra rreth 800 mijë të tilla, tashmë është shënuar një rekord negativ, ai i votave të pavlefshme.
Deri tani është konfirmuar se të paktën 47 mijë shqiptarë kanë votuar në mënyrë të pavlefshme më 25 prill, ndërkohë që 4 vite më parë nga 100% e votave rezultuan jo të sakta vetëm rreth 32 mijë vota.
Me këtë trend në këto zgjedhje parlamentare mund të pritet që të regjistrohet një shifër shqetësuese që i kalon 80 mijë vota të pavlefshme gjithsej, një përqindje shumë e rëndësishme kjo parë në totalin e të gjithë votave të hedhura në kuti.
Nga një vështrim i parë i këtyre votave vihet re se këto nuk janë vota revolte ndaj klasës politike si një mënyrë abstenimi, por e vërteta është që gabimi më i madh ka qenë votimi i kandidatit të subjektit politik dhe votimi i një subjekti politik tjetër në të njëjtën fletë votimi.
Ky fenomen është parë i shtrirë në të gjitha KZAZ-të e vendit.
Një fenomen i tillë shqetësues që çdo dëm vullnetin e dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë vjen pas një debati shumë të madh që pati para zgjedhjeve për mënyrën e konfigurimit të fletës së votimit, me këtë çështje e cila shkoi deri në Kolegj Zgjedhor. Një çështje që sigurisht parë edhe këto shifra do të vijojë të jetë objekt diskutimesh dhe debatesh.
Numri i votave të pavlefshme kur duhen edhe 40% të qendrave të votimit për tu numëruar
NJë fletë votimi e pavlefshme
Perse komplikohen gjerat artificialisht ? Menyra me e mire eshte psh: Edi Rama (PS),Lulzim Basha (PD),e keshtu me rradhe.Keshtu ne kuvend zgjidhen me te vertete ata qe i do e i voton populli dhe partite fitojne ose humbin ne menyre me te drejte,ose te sakte,dhe ka me pak vota te pavlefshme.Partite do te detyrohen te vene me pak kandidate,por me cilesore dhe keshtu natyrshem listat e kandidateve ne fleten e votimit do te zvogelohet.
PërgjigjuQë kur u be lista me numra u be si skedine si bilete bingoje! Pritej me shume gabime! Shumica njerezve nuk dine une kisha disa familjar +70 që nuk e mbanin mend as numrin as “x” se kujt ja kishin vendosur ! Pra nuk ishin orientuar tek fleta sepse me perpara ka patur emra ! Nejse ! Ky defekt eshte për të gjithë njelloj ! Favorizohet vetëm i pari 1 dhe fundit !
Përgjigju