Momenti i rinumërimit

Politikë

Pa vula sigurie dhe fletë votimi tepër, numërohen në KQZ 2 kuti të Durrësit dhe Elbasanit

20 Maj, 17:55| Përditesimi: 20 Maj, 19:14

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron vetë dy kuti me fletë votimi, që i përkasin njëra qarkut të Durrësit dhe tjetra e qarkut të Elbasanit.

Komisionet zonale kishin refuzuar t’i lexonin rezultatet e këtyre dy qendrave të votimit, me pretendimin se ishin të parregullta.

KZAZ-ja e Durrësit kishte vlerësuar se kutia që i përket zonës së Manzës nuk i ka pasur të 4 vulat e sigurisë, por vetëm 2.

Ndërsa KZAZ-ja e Elbasanit nuk ka numëruar votat e një qendre votimi në Përrenjas pasi kanë rezultuar 24 fletë votimi më shumë se sa votues.

KQZ ka vlerësuar se këto dy kuti duhet të ishin numëruar dhe pasqyruar në rezultatin final për sa kohë janë marrë në dorëzim nga KZAZ-të përkatëse dhe se problematikat duhet të ishin evidentuar më herët.

Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?