Receta

Paça e Ramazanit me kos dhe hudhër nga zonja Albana

26 Mars, 11:49| Përditesimi: 26 Mars, 11:51

  • Share

Paça e Ramazanit me kos dhe hudhër

Përbërësit:

  • 500 gr kokë qengji ose viçi
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • 1 gjethe dafine (opsionale)
  • 1 filxhan çaji oriz ose miell

Për salcën:

  • 2 të verdha veze
  • 500 gr kos
  • 2 thelpinj hudhër
  • Lëngu i 1 limoni
  • Pak kripë

Përgatitja:

Lajmë mirë kokën e qengjit, por mund të përdorim dhe mish kocke viçi. E vendosim  në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe shtojmë qepën e plotë, hudhrat, kripën, piperin dhe gjethen e dafinës. E lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për 1.5–2 orë, derisa mishi të ndahet lehtë nga kocka dhe lëngu të bëhet i qartë. Nxjerrim mishin nga  lëngu dhe e presim në copa të vogla.  Kthejmë lëngun e zierjes në zjarr dhe shtojmë orizin ose miellin (të tretur më parë në pak ujë të ftohtë). E lëmë të ziejë për 10-15 minuta derisa orizi të zbutet dhe supa të trashet. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me kosin dhe lëngun e limonit. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i supës dhe e hedhim ngadalë mbi përzierjen me kos, duke e trazuar vazhdimisht që të mos priten vezët. Hedhim masën në tenxhere, duke e përzier lehtë që të lidhet mirë me supën. Nuk e lëme të ziejë më pas shtimit të kosit, vetëm sa të ngrohet mirë. Shtojmë dhe copat e mishit dhe në fund shtojmë hudhrën e shtypur për aromë dhe e lëmë të pushojë 5 minuta përpara se ta shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?