Paça e Ramazanit
Përbërësit:
- 3 gota ujë
- 1 gotë kos
- 2 lgj miell
- 2 vezë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë
- 1 lç kripë
- 1 lç piper i kuq
Përgatitja:
Në një tigan vendosim pak gjalpë dhe piper të kuq pluhur, e lemë derisa të shpërthejnë aromat dhe më pas vendosim thelpinjtë e hudhrës.
Në një tenxhere hedhim ujë dhe e lemë të marrë valë. Ndërkohë përziejmë në një tas kosin me vezët, miellin dhe kripën. Këtë masë e shtojmë tek uji i vluar, e trazojmë derisa të lidhet dhe të bëhet kremoze dhe e servirim menjëherë të ngrohtë duke e spërkatur me gjalpin e aromatizuar me piper të kuq dhe hudhër.
Komento