Pacarok - Pispili me presh
Përbërësit:
- 500 gr miell misri i imët i verdhë
- 2 lugë miell gruri
- 5 presh
- 3 vezë
- 250 gr gjizë
- 500 ml qumësht
- 250 ml kos
- 200 ml vaj
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Preshin e grirë imët e vendosim të kaurdiset mirë derisa të ulet vëllimi dhe të zbutet. Më pas shtojmë tek preshi gjizën, qumështin, kosin, vezët, kripën dhe piperin e zi. E lëmë të gatuhet dhe në fund shtojmë 1 lugë miell gruri. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe e spërkasim mirë më miell misri të verdhë duke realizuar një shtresë të bollshme. Tek mielli i misrit kemi shtuar shumë pak miell gruri. Me kujdes e spërkasim të githë sipërfaqen e miellit me ujë që të njomet mirë. Masën e përgatitur të preshit e vendosim në tavë mbi shtresën e miellin të misrit. E nivelojmë mirë dhe nëjsoj siç vepruam me bazën e pispilisë spërkasim mbushjen mirë me miell misri. Në një enë me pak yndurë shtojmë kos dhe e hedhim lugë-lugë mbi shtresën e miellit të misrit. E vendosim pacarokun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.