Pacientët e dyshuar për Covid marrin oksigjen në makina e ambulanca, shikoni pamjet nga spitali italian, nuk përballon dot më fluksin e të infektuarve (VIDEO-FOTO)

10 Nëntor 2020, 16:00| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 16:11

  • Share

Situata në spitalet italiane nuk është aspak e mirë.

Pamjet që shikoni në këto foto dhe video vijnë nga Napoli, ku mediat thonë se personave të dyshuar për koronavirus, që kanë nevojë për oksigjen, lihen në makinat e tyre jashtë godinës, dhe aty u ofrohet aparati i oksigjenit, pasi ambientet e spitalit janë të mbingarkuara me pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Një radhë makinash dhe ambulancash shihet jashtë Spitalit Cotugno, që tashmë e ka të pamundur të përballojë fluksin e rasteve të reja me COVID-19.

Personeli shëndetësor në qytetin e tretë më të madh të vendit vizituan qytetarët që prisnin në radhë në automjetet e tyre jashtë spitalit dhe siguruan rezerva oksigjeni për ata me vështirësi në frymëmarrje.

Antonio Abenante, një banor i Campania, tha se ishte i shqetësuar pasi nuk ishte në gjendje të merrte informacion në lidhje me gjendjen e babait të tij. “Ne kërkuam një mjek dhe ai na tha që të gjithë kolegët në pavion janë në izolim sepse janë të infektuar me COVID-19, dhe ky ishte mjeku roje, por ai nuk dinte asgjë”

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 10/11/2020 16:34

    TI PELCASIN SYTE AJO BAXHELLA E LSI MEGJITH TYÇAT E PD DHE NJE PJESE E INJORANCES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?