'Pacienti i doktor Frojdit' premierë në Fier! Bisha: Mesazhi i dramës për 'hitlerët' e ditëve të sotme

31 Tetor, 09:35| Përditesimi: 31 Tetor, 16:48

  • Share

‘Pacienti i Doktor Frojdit’ me regji të Besnik Bishës dhe lojën e aktorëve Gaz Paja, Myzafer Xifla dhe Anila Bisha u ngjit me sukses në skenën e teatrit “Bylis” mbrëmjen e së mërkurës. ‘Pacienti i Doktor Frojdit’ përcolli mesazhe të forta sociale, si dashuria, e vërteta, bashkëjetesa dhe mirëkuptimi.

“Është një bisede imagjinare mes Frojdit dhe Hilterit. Tema është aktuale edhe sot sepse mesazhet vijnë qartazi tek spektatori për përzgjedhjen me kujdes të liderëve politikë”, tha regjisori Bisha.

“Pacienti i Doktor Frojdit” flet për takimin e Adolf Hitlerit dhe të fejuarës së tij me psikoanalistin e famshëm Sigmund Frojd, se si mund të zgjidhin problemin e tyre të komunikimit. Gjatë seancës, Hitleri ekspozon frustrimet e tij, që do të rezultojnë në gjakderdhjen e Luftës së Dytë Botërore.

Shfaqja është pjesë e projektit teatror të Bashkisë Fier për vitin 2024. Nga ky projekt u financuan 6 shfaqje dhe 4 premiera që do të shfaqen për herë të parë, vepra të produksione teatrore shqiptare, ndër më të mirat në vend.

Ndërsa aktori Gazmend Paja, nuk fsheh gëzimin e tij pas premierës së kësaj shfaqjeje në vendlindjen e tij.

“Kjo është sfidë për mua por nuk është hera e parë që luaj dramë në karrierën time artistike”.

Këto shfaqje kanë sjellë në teatrin "Bylis" emrat më të spikatur të artit skenik shqiptar duke nisur nga Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Olta Daku, Myzafer Zifla, Gaz Paja, Anila Basha, Indrit Çobani, Andia Xhunga, etj.

 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?