Një pacient italian ka falenderuar 2 anëtarët e ekipit shëndetësor shqiptar që kanë shkuar nga Shqipëria në Itali për të shërbyer dhe ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Përmes një videoje, Ermes Nassini nga një provincë e Brescias i ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim Suelës dhe Eduardit për përkushtimin e dhënë ndaj tij.
“Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin dhe humanitetin. Faleminderit shumë”, dëgjohet të thotë Nassini mes lotëve.
Mjekët shqiptarë gjithashtu e kanë falenderuar atë për fjalët e bukura dhe mirënjohjen e ofruar, ndërsa i kanë uruar të dalë sa më shpejt nga ambientet e spitalit dhe të zotërojë shëndet të plotë.
Kujtojmë se stafi mjekësor shqiptar I përbërë nga 20 infermierë dhe 10 mjekë ndodhen në Itali për të ndihmuar vendin për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.
Emocionante....,sherim te shpejte e jete te gjate Zoterise,dhe pune te mbare e shendet Vellezerve tan.
Përgjigju