Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku spitali Papanikolaou në Selanik është përfshirë nga flakët. Sipas drejtorit të pavionit të COVID, flaka është vënë nga një pacient që po trajtohej aty dhe më pas është përhapur, ndërsa tymi i dendur ka përfshirë të gjithë godinë 3-katëshe.
Kur u lokalizuan flakët e para u bë e mundur evakuimi i pacientëve dhe stafit mjekësore, por 20 pacientë të tjerë kanë mbetur brenda dhe nuk dihet fati i tyre.
Pacienti që mendohet se ka vënë flakën është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës, ndërsa një pacient tjetër është plagosur rëndë. Në vendngjarje po punojnë 11 zjarrfikëse.