Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin italian të Favaras ku një mjek kardiolog, Gaetano Alaimo, 65 vjeç, u vra nga një pacient, Adriano Vetro, 47-vjeç, në zyrën e tij. Ngjarja ka ndodhur në sy të punonjësve që u gjendën aty.
Autori i vrasjes, 47-vjeçari nga Favara, Adriano Vetro, u ndalua menjëherë nga karabinierët e Favarës , të cilët së bashku me kolegët e njësisë hetimore të komandës së provincës Agrigento u vunë në gjurmët e tij, i cili prej vitesh ishte një pacient i specialistit, raportojnë mediat e huaja.
Ai u arrestua në shtëpinë e tij ku ishte kthyer pas krimit, karabinierët gjetën dhe konfiskuan armën e krimit, ku akoma nuk është konstatuar kalibri, nëse ajo ishte apo jo e ndaluar ligjërisht
Shkak i ngjarjes dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë konflit i së kaluarës mes viktimës dhe autorit.
47-vjeçari ndodhet në kazermën e Karabinierëve të Favarës dhe po merret në pyetje nga zëvendësprokurori i Agrigento Salvatore Vella.