Pacientja me COVID humbi jetën, arrestohet shoferi i ambulancës që u aksidentua në autostradën Tiranë-Durrës

15 Shkurt 2021, 11:23| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 12:29

  • Share

Shoferi autoambulancës, që u aksidentua një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një paciente me COVID, është arrestuar nga policia.

51-vjeçari me iniciale I.D banues në Sarandë, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë.

51-vjeçai u përplas me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe. Pas aksidentit drejtuesi i ambulancës edhe infermieri ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Por pacientja me COVID, e cila ka qenë edhe me bombël oksigjeni dhe ka ndërruar jetë në vend.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe rruga me ngricë dhe borë. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë ku e moshuara në gjendje të rëndë për shkak të COVID, ndërroi jetë pasi autoambulanca u përmbys.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?