Behgjet Pacolli

Pacolli, letër Ramës: Të kundërshtojmë raportin e Dick Marty-t, u financua nga Rusia e Serbia

19 Nëntor 2020, 16:17| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 16:26

  • Share

Kryetari i AKR – Aleanca Kosova e Re dhe ish-presidenti Behgjet Pacolli, nëpërmjet një letre i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, që të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin e Dick Marty, duke nisur fillimisht nga Këshilli i Evropës.

“Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në” , theksoi lideri

Prandaj ai ka theksuar se është e nevojshme kohë të informojnë të gjithë për mungesën e ndëshkimit të krimeve serbe në Kosovë.

“Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur”tha Pacolli.

Sa i përket akuzave të ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, Pacolli u shpreh se është e papranueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë nga institucione të ngritura nga vetë populli kosovar.

“Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor”, tha ai.

Pacolli ka theksuar se drejtësia duhet të mëshirojë të vërtetën historike, por në këtë rast të gjithë janë dëshmitarë të shtrembërimit të saj.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 19/11/2020 17:20

    Shihe tani këtë ”bukuroshin” rus, qenka zgjuar pas 20 vite ”kome” !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?