Tre viktima e aksidentit

Kosova & Rajoni

U mbytën dje në lumin Lepenc, dalin fotot e 3 viktimave! Anëtarë të familjes Pacolli, vetëm njëri prej tyre mundi të shpëtojë

19 Qershor 2023, 08:25| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 09:57

  • Share

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Bexhet Pacolli, ka publikuar fotografitë e tre personave që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit në lumin Lepenc. Nga tragjedia në lumin Lepenc, ndërruan jetë Naim, Merita dhe Ermal Pacolli. I vetmi që mundi të shpëtojë ishte Shpëtim Pacolli. 

“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Biznesmeni i njohur publikoi edhe fotot e viktimave ndërsa shprehu ngushëllimet.

Si ndodhi ngjarja:

Gjithçka ndodhi në saj të një përplasje të dy makinave. Në momentin e aksidentit, sipas policisë maqedonase, ka pasur prurje të mëdha të lumit Lepenc për shkak të reshje të rrëmbyeshme të shiut, gjë që ka shkaktuar rënien në lumë të makinës. Në operacionin e nxjerrjes së makinës kanë marrë pjesë edhe ekipe të kërkim-shpëtimit nga Kosova. Në makinën me targa të Kosovës, ishin 4 persona, 3 prej të cilëve ndërruan jetë. I vetmi që shpëtoi ishte Shpëtim Pacolli.

Pacolli deklaroi se këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli ndërsa shprehu ngushëllimet për ta.

G.MO/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?