Behxhet Pacolli

Pacolli: Qytetarët po i paguajnë çdo ditë vendimet e gabuara të qeverisë në veri të Kosovës

11 Gusht 2023, 16:31| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 16:38

  • Share

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kritikuar vendimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me tensionet në veri të vendit, pasojat e të cilave sipas tij, po vuajnë qytetarët.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli tha se ndihet keq kur sheh se qytetarët e Kosovës, paguajnë çdo ditë për vendimet e gabuara të qeverisë Kurti.

Sipas tij mjafton të analizohen të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës për pjesën veriore të vendit duke filluar nga reciprociteti për targa për të kuptuar se çfarë ka humbur e çfarë ka fituar Kosova si shtet.

“Me reciprocitetin për targat, u legalizuan targat ilegale. Me dërgimin e policisë speciale, u dashtë t’i tërhiqnim ata, madje u kushtëzuam me largimin e kriminelëve dhe barrikadave nga rruga.

Me aplikimin e gjobave për targa, serbët tërhiqen nga institucionet dhe kthimin e tyre e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit.Pa asnjë nevojë, organizojmë zgjedhjet, tani ne vetë i anulojmë ato dhe sipas dëshirës së disubidientëve serb, organizojmë zgjedhje të reja”, ka shkruar Pacolli në rrjetin e tij social në Facebook.

Pacolli ndër të tjera ka cituar një medium ndërkombëtar, pa ia përmendur emrin, ku sipas tij shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë Kurti.

“Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta. Kjo dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësisht”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?