Sinan Tafaj

Padia ndaj KED, Apeli shtyn seancën për Sinan Tafajn

3 Nëntor 2020, 12:18| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 12:21

  • Share

Shtyhet seanca në gjykatën Administrative të Apelit për Sinan Tafajn.

Padia e Tafajt kundër KED do të shqyrtohet të premten në Apelin Adminstrativ. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e relatores së çështjes, por nuk dihet shkaku i mungesës.

Seanca ishte parashikur të mbahej në oren 14:30 por palët janë njoftuar paraprakisht. Tafaj ka paditur KED që e skualifikoi nga gara per gjykatën Kushtetuese.

Kandidati pretendon se po diskriminohet për shkak se është i verbër. Prej ditesh Apeli Administrativ po shqyrton vetem çështje emergjente pasi një pjesë e administratës gjyqësore dhe gjyqtare janë të prekur nga Covid-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?