Erion Isufi dhe Erion Veliaj

Padia e kunatit të Bashës ndaj Erion Veliajt për shpifje, kryebashkiaku i Tiranës fiton pafajësi

21 Janar 2022, 15:26| Përditesimi: 21 Janar 2022, 15:56

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK me kunatin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, Erion Isufi. Ky i fundit e kishte paditur Veliajn rreth një vit më parë për shpifje, për pronësinë e 4 vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe në Long Hills në Tiranë.

Pas fitoreve me Grida Dumën dhe Jorida Tabakun për shpifje në gjykatë, Veliaj ka fituar edhe gjyqin e radhës me kunatin e Bashës, i cili nuk arriti të provonte dot në SPAK se deklaratat e një viti më parë të Veliajt, se Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme SPAK, e cila hodhi poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, në fakt, vërteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë.

Në padinë e tij Isufi shprehej se këto deklarata Veliaj i ka bërë më 14 janar 2021 gjatë takimeve elektorale në Tiranë, ndërsa si motiv pretendon se janë akuza me qëllim që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejneri për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, citonte Isufi si fjalë të Erion Veliaj gjatë takimit elektoral në padinë e tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?