Padia e Metës për divorc me Monika Kryemadhin, caktohet gjyqtarja e dosjes (EMRI)

26 Qershor, 15:11| Përditesimi: 26 Qershor, 17:31

  • Share

Tirane- Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Fahrie Budo u caktua me short për të shqyrtuar padinë e divorcit të ish presidentit Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi. Shorti është hedhur sot (26 qershor) në Gjykatën Civile të kryeqytetit ndërsa padia kishte mbërritur në sekretarinë e gjykatës dy ditë më parë.

Sipas procedurës pritet që gjyqtarja Budo të caktojë datën për seancën e parë të shqyrtimit të padisë, e cila do të jetë një seancë ku dy bashkëshortët ftohen fillimisht për pajtim.

Në rast se çifti nuk bie dakord nisin procedurat e divorcit, i cili do të pasohet edhe me ndarjen e pasurisë së përbashkët të vënë gjatë bashkëjetesës. Kreu i PL Ilir Meta, njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë.

Ai ka sjelle si shkak kryesor që e çoi drejt vendimit për t’u ndarë deklaratat që dha Kryemadhi në SPAK. Ndërsa vetë Kryemadhi bëri të ditur se nuk i dinte arsyet e kërkesës për divorc. Ish presidenti Meta prej disa muajsh ishte larguar edhe nga banesa e përbashkët, ndërsa në dokumentin e padisë kishte vendosur si adresë banimi atë të Partisë së Lirisë. Ishte Monika Kryemadhi e cila në muajin prill të këtij viti e cilësoi raportin me Metën si një raport të ngrirë për të shkak të konfliktit në parti.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?