Administratori i OSHEE, Ardian Çela

Politikë

Padia e PD në SPAK për energjinë, administratori i OSHEE: Padituri ose e qëllimshme! KESH shiti energji për herë të fundit në 11 qershor

20 Tetor 2021, 19:28| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 19:43

  • Share

Administratori i OSHEE, Ardian Çela ka reaguar pas padisë që Partia Demokratike ka depozituar në SPAK ndaj tre ndërmarrjeve që operojnë në sistemin e energjisë elektrike. Çela u shpreh se nuk dinte asgjë për këtë padi, por u njoftua nga media. Sipas Çelës, akuzat e opozitës ose vijnë nda padituria ose është një padi e qëllimshme, teksa theksoi se do të vihet në dispozicion të organit të akuzës për përmbushjen e hetimit.

“Jam njohur nga media. Unë e kam parë atë kur PD bëri atë deklarimin dhe unë prapë i kthehem që ose ka bërë nga padituria, ose është e qëllimshme.  Ne nuk blejmë në bursë. FTL e blen energjinë në bazë të strategjisë të formuluar nga enti rregullator.  Tre fashat kanë çmime krejt të ndryshme. Mosblerja në bursë ka dhe një problem tjetër. Duhet ta kesh paranë kesh. Është detyrim, nuk është qejf. Prokuroria do bëjë detyrën e vet”, tha Ardian Çela për RTSH.

Ndërkohë, Çela ka hedhur poshtë edhe akuzat për shitje të energjisë elektrike gjatë muajve korrik dhe gusht duke theksuar se shitja e fundit është bërë në datë 11 qershor. Sipas tij, në muajin qershor, niveli ka qenë mbi kuotën normale.

“KESH shitjen e tepricave e bën i kushtëzuar nga niveli i kuotave, Për herë të fundit KESH ka shitur në 11 qershor. Niveli ka qenë mbi kuotë. Ndryshe do kalonte kuota. Ose rrezikonin portat ose përmbytje”, tha Çela.

Partia Demokratike depozitoi 5 ditë më parë në SPAK padi për energjinë elektrike. Objekt i kallëzimit penal janë drejtuesit e 3 enteve publike, Adrian Çela, Ergys Verdha dhe Erina Rexhepi. Sipas PD-së, të tre janë përgjegjës për keqmenaxhimin e ndërmarrjeve.

Kriza energjetike sipas Partisë Demokratike është krizë korrupsioni dhe keq-menaxhimi, ndërsa shpallja e emergjencës energjetike sipas tyre është mashtrim për të justifikuar rritjen e çmimeve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sidi: 20/10/2021 21:21

    Padite e PD jane thjeshte me u gjin Kola ne pune .Gjoja po luftojne korrupsionin .Me mire te hetohwt ceshtja dhe te dale e verteta .Drejtesua eshre fjala e fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?