Pas PD-së, ka ardhur edhe reagimi i ish- deputetes Grida Duma për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj për shifje. Duma shprehet se kjo padi është një tregues që Veliaj është i “kapur kokë e këmbë” nga mafia, teksa thekson se kjo nuk do e ndal.
“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta. Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, shkruan Duma.
Lajmi kryesor:
Përgjimet e 'Ndrangheta'/ PD: U përmend edhe Erion Veliaj! Kryebashkiaku padit në gjykatë Grida Dumën: Trafikante e apartamenteve
B.K.//ReportTv.al