Padia ndaj Xhelal Mziut, kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli paraqitet në SPAK (VIDEO)

19 Shtator 2022, 10:20| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 10:27

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për shkak të padisë që ka bërë ndaj Xhelal Mziut.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se Suli është thirrur në SPAK për të dhënë më shumë sqarime ndaj kallëzimit për Mziun për abuzim me tenderat në kohën që mbante postin e kryetarit të bashkisë se Kamzës.

Report Tv ka siguruar edhe videon nga momenti kur Suli futet në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë, rreth 2 muaj më parë, ka qenë Xhelal Mziu që u paraqit në SPAK për këtë kallëzim.

Hetimet po ndiqen nga prokurori Klodian Braho. Sipas dosjes hetimore, në lejet e ndërtimit dhënë nga bashkia Kamëz, Xhelal Mziu në atë kohë kryetar bashkie, nuk ka zbatuar 3% të pronësisë për strehim social nga kompanitë e ndërtimit, të cilat sipas marrëveshjes e japin ose banesë të përfunduar ose paguajnë vlerën monetare.

Xhelal Mziu është kallëzuar më herët nga pasardhësi i tij edhe për lejen e thertoren së mishit në Paskuqan si dhe lejen e dhënë disa kompanive në transportin publik në Kamëz.

SI.E./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?