Deputetja Monika Kryemadhi

Padia në SPAK se pagoi 287 mijë euro për një operacion, Kryemadhi: Edhe seksin të kisha ndërruar, s’do kisha paguar aq

15 Shtator 2022, 23:06| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 23:10

  • Share

TIRANË- Monika Kryemadhi ka reaguar për padinë e bërë nga avokati Idajet Beqiri, se Ilir Meta dhe ajo kanë shpenzuar qindra mijëra euro për t'u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino.

Kryemadhi ka mohuar se ka shpenzuar 287 mijë euro për ndërhyrje estetike, por sipas saj ka qenë në në klinika jashtë shtetit për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës. Ajo tha: “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”.

Sipas deputetes swifti i llogarisë bankare që paraqet avokati i përket një servisi në Romë.

"Kryemadhi: të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë. Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.

A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino.

Ju nuk qenë në atë klinikë?

Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë…

Në datën që flitet?

Absolutisht! Është përdorur swifti  i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër", tha Kryemadhi në Opinion. 

Ky reagim i Kryemadhit vjen pas padisë që avokati Idajet Beqiri ka depozituar në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Kryemadhit për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj. Dosja është referuar në SPAK dhe përmban fakte për shpenzimin e qindra mijërave euro nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për t'u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino. Bëhet fjalë për klinikën Domus Medica, në San Marino, Itali, një nga më të famshmet në botë.

Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit. Ky është kallëzimi i katërt penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa SPAK ka regjistruar 3 procedime panale, ndërsa po heton Ilir Metën për lobim me vlerë 700 mijë USD në SHBA, me para të padeklaruara.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 16/09/2022 21:53

    Shiko mo ve ndonje kamzhik ne vend te asaj qe ke!!se pastaj na mori lumi!!pastaj do na pallosh me ligj!!!fytyra jote ngjan tamam me nje travesty

    Përgjigju
  • naido: 16/09/2022 13:21

    kryehajdutet do duken te bukur dhe te hijshem qe ta vjedhin me tjera menyra shqiperine phyy race mutiii, zoti vonon por sharron

    Përgjigju
  • Likja: 16/09/2022 11:38

    Mire ka bere qe ka nderruar lukun me parate e korrupsionit se ngjante fyryre daun.

    Përgjigju
  • kate: 16/09/2022 10:28

    po mir e kini

    Përgjigju
  • Ver Izeti: 16/09/2022 09:39

    O Monika kok lopa ti je një monstër një buçe e ndyr. Po si ty dhe burecin tënd po ju mblidhet litari. Haku ,gjaku,dhe djersa e popullit do ju zën. Në ktë Bot mähen të gjitha. Me nderime e me respekt nga Profesor Doktor KASAP Rexhep ZHURDULL Bule Leka [ kepi ] me 7 klas shkoll i gjithi Kapsoll.

    Përgjigju
  • Ariukurvar: 16/09/2022 09:19

    Ku dhëmb dhembi vete gjuha, e paska fixim te behet burre bucja

    Përgjigju
  • Gjergj: 16/09/2022 08:15

    Kèta si Monika dhe i shoqi dhe gjithè kontigjenti i hajdutève ordinerè qè kanè zaptuar skenèn politike shqiptare prej 35 vjetèsh, kur iu ndez dritat pèr ti "ndriçuar", vèrtiten si ata minjtè qè kèrkojnè vrimat nga erdhèn. Gajasesh kur dègjon "justifikimet" dhe "sqarimet" e tyre. Estradè fshati. Ajo qè ta ndalon gajasjen, èshtè fakti qè na kanè grabitur jo vetèm tè djeshmen dhe tè sotmen por qè duan tè grabisin edhe tè nesèrmen. Jepini fund kèsaj kategorie ordinerèsh dhe tregojuni vèndin, pèr hir tè mbijetesès sè kètij kombi. Hajdutèt, nuk duhet tè flasin mè pèr politikè nè Shqipèri.!!!

    Përgjigju
  • Beni: 16/09/2022 07:02

    Fatkeqesia eshte qe kemi politikanë si Kryemadhi,Meta-Metaj,Sala,Luli,Muli etj etj dhe ne keto nivele do biesh.

    Përgjigju
  • Me ty jam: 16/09/2022 03:55

    Me ty jam Mona, do te kushtonte me pak te te benin mashkull sesa nje femer simpatike.

    Përgjigju
  • Iris: 16/09/2022 03:19

    Kushtojne o Monike,kushtojne.Babai im kur nuk kishte marre akoma inshurence,vajti nje dite me nje shok pune ne nje spital publik te maste vetem tensionin.160 $ i erdhi billa ne shtepi vetem per nje matje tensioni,kurse ti vajte ne nje klinike private ekskluzive per V.I.P.,ke bere nderhyrje komplet,pa inshurence besoj dhe thua se nuk kushton 287 mije euro!!!Vetem nje gje vleresoj,qe ke patur kirurge shume te mire.Kam pare shume njerez te famshem qe nderhyrjet i kane shemtuar e shfytyruar.Deri tani dukesh shume mire e prezervuar,vitet e mosha do te tregojne nese ato para jane te mireshpenzuara.

    Përgjigju
  • Or tej: 15/09/2022 23:18

    Zvogeluar do e kesh sesben

    Përgjigju
  • alda: 15/09/2022 23:14

    FAMILJA META ESHTE FAMILJA ME E QELBUR ,,ME HAJDUTE,,,ME E KORRUPTUAR,,,KURSE VRASESE ESHTE NE VEND TE DYTE,,,,NUK IA MERR DOT VENDIN E PARE FAMILJES KRIMINALE BERISHA,,,AJO ESHTE NE VEND TE PARE,,,,,MOJ MONIKA MOJ PISE ,,NUK KE PAGUAR 287 MIJE ,,,KE PAGUAR 270 MIJE,,,,NJESOJ ESHTE,,,,KU I GJTE PARATE ,,,TI DHA MAMAJA APO BABAI....HABITEM SESI POPULLI I JEP VOTEN KESAJ KERME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?