Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama

Padia për emërimin e ministrave/ Rama-Meta përfundojnë në ‘Kushtetuese‘ më 25 mars (EKSKLUZIVE)

11 Shkurt 2021, 09:29| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 09:57

  • Share

TIRANË- Report Tv mëson se kryeminsitri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen mes tyre për herë të parë në gjykatë më 25 Mars 2021.

Gjykimi do të mbahet në Kushtetuese aty ku Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të minsitrave.

Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta asokohe refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë një muaj para zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 25 Prill 2021. 

Postimi në Gjykatën Kushtetuese

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?