Edmond Sulaj dhe Gazment Bardhi

Kronikë

Padia për shpifje, GJKKO shtyn për 13 janarin gjyqin e Gazment Bardhit dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj

6 Janar, 12:54| Përditesimi: 6 Janar, 13:04

  • Share

TIRANË - Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion shtyu për në datën 13 janar gjyqin për padinë e shpifjes të bërë nga ish drejtori i policisë Shkodër Edmond Sula ndaj deputetit të PD Gazmend Bardhi.

Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën për shkak se gjykatës nuk i kishte ardhur konfirmim se Gazmend Bardhi  kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne. I pranishëm sot ishte edhe Edmond Sula se bashku me avokatin, ndërsa Gazmend Bardhi përfaqësohej nga avokati Marash Logu

Seancën e kaluar, palët nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim, çka bëri që Gjykata e Posaçme të kalonte çështjen në seancë gjyqësore.

Edmond Sulaj paditi në GJKKO kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish drejtorit të policisë Shkodër.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat thotë se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.

Përveç kësaj çështje, Bardhi është paditur në GJKKO edhe nga OSHEE sha.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetar po jo digital: 07/01/2025 19:39

    Komisar Edmondin e njoh qe kur ishte tek 3 ne tr Prefesionist dhe qytetar. I thjeshte dhe i gatsheme per te bere detyren. Njerez si Edmondi i duhen jo vetem institucioneve ligjzbatuese por dhe si qytetar. Suksese me tej i urroj..

    Përgjigju
  • Mergimtari: 06/01/2025 16:32

    Bardhi ,eshte thjesht nje shpifes profesionist.Ai do te kerkoj te shmanget nga gjykimi me raporte mjeksore (si Basha) dhe me arogance si shefi tij Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?