Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka shpallur të pafajshëm në seancën e sotme deputetin Gazment Bardhi, i cili u padit nga KESH për veprat penale “Shpifje” dhe “Fyerje botërisht”. Çështja u shqyrtua dhe vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.
Bardhi u padit në lidhje me deklaratat dhe akuzat e tij për abuzime në miliona euro me procedurat e shitblerjes së energjisë.
Gjatë seancës, KESH kërkoi deklarimin fajtor të deputetit Gazment Bardhi për kryerjen e veprave penale “Shpifje” dhe “Fyerje botërisht”.
Nga ana tjetër, avokatët e deputetit demokrat u shprehën se qëllimi i deklaratave të Bardhit ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit.
“Deputeti nuk mund të sillet as si prokuror apo hetues. Veprimet e Gazmend Bardhit kanë qenë të kujdesshme. Qëllimi i deklarimeve ka qenë mbrojtja e buxhetit të shtetit. Ka qenë garanci për opinionin publik. Në vlerësimin tonë, kjo garanci nuk është respektuar. Ne pamë qe në seancën e 2 prillit 2025, pala akuzuese ishin të paaftë të tregonin se ku ishte shpifja dhe fyerja që ka bërë Gazmend Bardhi. Nuk e pamë këtë as ditën e sotme. Në vlerësimin tonë nuk ka as shpifje as fyerje. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës dhe deklarimin e pafajshëm të Gazmend Bardhit. Ndersa per veprën prnale të “Fyerjes” kërkojmë pushim sepse është e pabazuar”,- shprehen avokatët e Bardhit.
Edhe SPAK kërkoi që deputeti demokrat të shpallet i pafajshëm pasi "duke marë në konsideratë pozicionin publik të të akuzuarit dhe faktin që eshtë figurë qëndrore e PD, ne mendojme se deklaratat e të akuzuarit Gazmend Bardhit janë në sajë të funksionit publik që ka".
"Duke marë në konsideratë pozicionin publik të të akuzuarit dhe faktin që eshtë figurë qëndrore e PD, ne mendojme se deklaratat e të akuzuarit Gazmend Bardhit janë në sajë të funksionit publik që ka. Fakti që Bardhi i ka adresuar zyrtarisht pretendimet e tij në SPAK dhe kjo prokurori ka regjistruar procedim penal, nuk do të thotë që janë konsumuar veprat penale “Shpifje “ dhe “Fyerje” vetëm sepse ka deklaruar publikisht diccka qe e ka kallëzuar edhe në SPAK. Deklarata nuk eshte asgjë me shume sesa leximi i kallëzimit qe Gazmend Bardhi ka depozituar në SPAK. Ndaj kerkojmë të deklarohet i pafajshëm Gazmend Bardhi, nuk ekziston fakti penal",- ka deklaruar në seancë prokurori i çështjes, Sotir Kllapi.
I paditur nga KESH, në seancën e 4 marsit, nuk u gjet pajtimi dhe çështja shkoi në gjykim me prokuror. Avokatët e Korporatës Energjetike Shqiptare kërkuan që Bardhi të përgënjeshtrojë, por avokatët e kreut të grupit demokrat refuzuan.
Komente

Mqe Bardha ka fituar gjygjin. SPAKu të meret me denoncuesin për vjedhje me shuma të mëdha.
PërgjigjuJustifikimi I SPAK se Bardhit I lejohet te shpif dhe fyej mqs eshte figure politike është I pa pranueshme moralisht. Politika nuk duhet te jetë “ antiplumb “ ndaj ndeshkim it per shpifje fyerje .Ajo duhet te jetë busulla e respektimit te dinjitetit te gjithë secilit dhe ndeshkmit per kedo që fyen shpif pa scrupull
Përgjigju