Deputetja e PD Albana Vokshi dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi janë paraqitur këtë të mërkurë në seancën gjyqësore. Ishte Kushi që e paditi në SPAK për shpifje pas denoncimit që bëri Vokshi për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar.
Pas mbajtjes të seancës së parë, në daljen para mediave, deputetja e PD insiston se kishte përpjekje nga ana e ministres së Arsimit për të tërhequr deklaratat, gjë që nuk ka pranuar ta bëjë. Ndër të tjera thotë se Kushi është përgjegjëse për degradimin e sistemit arsimor dhe nuk mund të bëhet palë me qeverinë.
“Në respekt edhe të grevës së avokatëve, të cilët sot nuk u paraqitën përsëri, në respekt të grevës së tyre kundër hartës së re gjyqësore. Meqenëse ishte seancë pajtuese, sigurisht ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja deklaratat dhe denoncimet e mia.
Kjo sigurisht nuk ndodh. Si mund unë të pajtohem me ministren Kushi kur ajo është përgjegjëse, që e ka degraduar sistemin arsimor?! Si mundet unë të pajtohem me Evis Kushin, kur ajo është përgjegjëse që e ka shndërruar arsimin, në celulë të Partisë Socialiste?!
A mundem unë të pajtohem apo të bëhem palë me qeverinë e cila po keqtrajton mësuesit, e cila nuk u jep arsimin që ata meritojnë, pra, nxënësit dhe studentët?! A mundet unë të pajtohem me Evis Kushin dhe Edi Ramën, që mbajnë përgjegjësi ligjore, përgjegjësi morale, përgjegjësi politike që 208 mijë nxënës dhe studentë janë larguar nga sistemi arsimor këto tetë vitet e fundit?!
“208 mijë nxënës dhe studentë” tregon plagën e rëndë të shpopullimit të Shqipërisë! Po nëse qeveria është armik kryesor i i të rinjve, armik kryesor i dijes, armik kryesor i arsimit cilësor, ne si opozitë do të vazhdojmë të jemi në krah të tyre.
Duke përgëzuar , duke falënderuar, duke shprehur mirënjohjen për çdo nxënës, për mijëra nxënës, studentë, prindër të tyre, që iu bashkuan protestës së 7 korrikut, unë do t’i ftoja, do t’i bëja thirrje çdo prindi, çdo studenti, çdo nxënësi madje, të rezistojnë të protestojnë, të bashkohen në protestat që sapo kanë filluar dhe do të vijojnë më tej.
Vetëm duke protestuar Shqipëria bëhet një vend i jetueshëm, ku nuk rrisim fëmijë për t’u larguar, por rrisim të rinj që të investojnë dhe kontribuojnë në vendin e tyre”, tha Vokshi.
Ndërsa ministrja Kushi i cilësoi mashtrim deklaratat që bëri Vokshi para mediave duke thënë se çdo gjë që u tha në gjykatë është e dokumentuar dhe e verifikueshme. Sipas saj, nuk ka tentuar ta bëjë të tërheqë denoncimet dhe i kujton se padinë e ka ngritur ajo, ndaj deputetja e PD është e akuzuara në këtë rast.
“Keqardhje që edhe sot mashtroi përpara medias duke deklaruar që unë kam tentuar që ajo të tërhiqet nga denoncimet. I kujtoj deputetes që është e akuzuara në këtë çështje, dhe jam unë ajo që e kam ngritur këtë padi dhe e kam akuzuar për shpifje. Është guxim i madh të mashtrosh edhe mbi deklaratat brenda seancës në gjykatë, të cilat janë të dokumentuara dhe lehtësisht të verifikueshme. Prandaj me besimin e patundur tek drejtësia e re, unë do t'i shkoj çështjes deri në fund, me qëllim për të kontribuar për një politikë të ndershme, pa shpifje dhe pa mashtrime”, tha Kushi.
Kjo para se te dali tja fus nonje got raki se e ka zanat ,sa per keto genjeshtrat esht parti e saliut qe dalin e lefin si qent e rrugeve , nuk jam me asnje parti por vetem kur dalin keta qe zoti dhe surratin kua ka dhen ndryshe nuk do me shum per ti njohur kush jan, si dhe mona me ilir floririn.
PërgjigjuKjo vakshi kjo fytyr e urryer!kjo fytyr travesty kujton se do vi ne pushtet!!jeni parti e maskarenjve moj idiots! You are non grata! Fuck you
PërgjigjuAlbana,kjo shpifse kampione nr.2 pas Saliut kërkon të nxirë çdo gjë në Arsim si Saliu për Shqipërinë. Kjo është metod pune e PD në 32 vite.Edhe kur vjedh e vret..fain ja hedh kundërshtarit politikë.Ndaj PD e Sb nuk fiton zgjedhje.Dhe kur humbet zgjedhjet shpif se na vodhi RAMA. Kjo politikë shpifse çmendin duhet të ndëshkohet nga drejtësia.Pasi kemi 32 vite që dëgjojmë politikan shpifsa pa u ndëshkuar..!
PërgjigjuZonja Kushi, jeni e nderuar. Mos u merrni me shpifjet e Albane. Ajo tani eshte ne dite te keqia dhe me te tilla marifete do te fitoje terre.
Përgjigju