Lauren Hughes

Paditet ‘Apple’! E reja: Ish i dashuri më ndiqte me anë të pajisjes ‘Air Tag’! Ata se dinë sa tmerruese është kjo gjë

18 Dhjetor 2022, 10:48| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 10:53

  • Share

Kompania ‘Apple’ është vendosur në qendër të akuzave, kjo pasi një konsumatore ka paditur sepse me anë të pajisjes Air Tag, ish i dashuri e ka ndjekur për një kohë shumë të gjatë. Kjo është historia e Lauren Hughes, e cila thotë se kjo pajisje i ishte vendosur nga ish-i dashuri në makinë dhe se e kishte kuptuar shumë vonë.

“Ishe duke u ndarë. Duke parë këtë gjë. Nuk e dija prej sa kohësh Air Tag ishte vendosur në makinën time. Apple duhet ta dijë se një gjë e tillë është e rrezikshme, unë po ndiqesha nga një njëri i rrezikshëm. Mendoj që nëse Apple nuk i bën këto pajisje më të sigurta, mendoj që duhet të ndalojë prodhimin e tyre”, tregon Lauren.

Ajo ka dhe një mesazh për kompaninë.

“Unë mendoj se ju nuk e dini se sa tmerruese është që të gjesh në makinë atë pajisje dhe të ndiqesh gjatë gjithë kohës, duhet të mendoni më shumë për konsumatorët, se si një pajisje e tillë ndikon në jetën e përditshme të secilit prej nesh”, tha ajo.

Tashmë Lauren i ka mbetur që të nis jetën e saj nga fillimi e në këtë jetë të re, mes lotëve tregon se po përpiqet që të bëjë më të mirën për të rikuperuar veten. Këtë padi ndaj Apple po e bën për një qëllim, që të “ndihmojë njerëzit që të mos ndihen njësoj si ajo”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?