Politikë

E akuzoi se është paguar për të bërë kallëzim ndaj Metës, juristi Romeo Kara padit për shpifje Kryemadhin! Deputetja paraqitet në GJKKO

27 Maj, 10:03| Përditesimi: 27 Maj, 13:16

  • Share

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në GJKKO.Ndaj saj është ngritur një padi për shpifje nga Romeo Kara, i cili është gjithashtu i pranishëm në seancë. Juristi e ka paditur deputeten për një akuzë se ai është paguar për të bërë një kallëzim ndaj Ilir Metës. 

"Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK", deklaroi Kryemadhi para se të futej në godinë.

Juristi tha për mediat se Kryemadhi ka pranuar se deklarata ka qenë një lapsus dhe se janë dakordësuar për pajtim. 

"Mua më ka thënë personalisht se ka qenë lapsus i imi. Mendoj se do të zgjidhet me pajtim. seanca e pajtimit bëhet pa praninë e gjykatës, duhet ta bëjnë dy palët. Nuk kam ardhur për të sulmuar zonjën në fjalë, problemet i ka me të tjerë persona. Por në këtë rast është cenimi i dinjitetit tim dhe mendoj se do të vendoset në vend. Jemi njerëz, konsumojmë kafe edhe para të tjerëve. Besoj se edhe qëndrimi i saj më pas është që më jep të drejtë mua. Mirëkuptoj një seancë pajtimi. Nuk mund ta pranoj që të jem mercenar i askujt në lidhje me këto armë publike. Jam rrogtar te OSHEE por mercenar i askujt në lidhje me kallëzime. Mendoj se pajtimi do të funksionojë pasi diçka e biseduam dhe do ta mbyllim.", u shpreh juristi. 

Por pasi doli nga gjykata, Kryemadhi tha se ata kanë këndvështrime dhe se janë në fazë ballafaqimi dhe jo pajtimi.

“Me zotin Romeo Kara njihemi që në ’92. Kemi këndvështrime të ndryshme dhe e lexojmë ndryshe mesazhin tim. Përsëri them që sado që të jetë e mundshme dhe e realizueshme, diskursi politik apo ligjërata ime është tjetër e shkruajtur dhe tjetër e dëgjuar. Megjithatë jemi në fazë ballafaqimi. Nuk jam në fazë pajtimi, por ballafaqimi.”, deklaroi Kryemadhi.  

U pyet gjithashtu edhe për rezultatin që mori Ilir Meta në zgjedhje, teksa tha: “Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën”.

Ora 12:10
Meta nuk mori dot mandat, Kryemadhi: S'dua të komentoj më asgjë për politikën, e kam mbyllur atë hesap

 

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, pasi doli nga GJKKO, u pyet nga gazetarët edhe për rezultatin e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit, i cili nuk arriti të merrte një mandat.

Deputetja tha se nuk do të komentojë më asgjë për politikën.

“Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap”, u shpreh Kryemadhi. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?