Kandidati humbës i ‘BF’, për bashkinë Kuçovë Lefter Maliqi u thirr sërish sot në SPAK për të dhënë dëshminë lidhur pas padisë për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Në një prononcim për median pasi doli nga SPAK Maliqi tha se kishte dorëzuar provat për padinë e tij.
“U pyeta për Salillarin, tenderin korruptiv” u tha ai gazetarëve. Maliqi u shpreh optimist sa i takon punës së SPAK duke e përgëzuar se po lufton korrupsionin
“SPAK po u vë tritolin pemës së rilindjes dhe po i krasit nga këmbët e krahët. Ahmetaj, Tahiri dhe së shpejti Gjiknuri po përfundojnë në burg” tha Maliqi ndërsa lajmëroi se më 4 tetor do të jetë sërish në SPAK për të sjellë prova të reja “ Jo vetëm ndaj oligarkut Salillari por dhe ndaj ish ministrit Çuçi”
Vetë Maliqi u shpreh i qetë dhe se nuk kishte frikë nga SPAK.
“Mua le të më hetojnë por mua vetëm qymez pulash do të më gjejnë “.
Bravo po thote te verteta e perkrahim
PërgjigjuKy esbte injorant komplet.
Përgjigju