Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal. Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.
“Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”, – thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj. Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja. Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.
Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit. Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.
Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin. Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.
Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane. Zoti Goga theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.
Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%. Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%./ Monitor
Komente

sa beni zhurm kot , te huajit e varfer nuk jan budallenj se po qe vetem per buk kan edhe ne vendet e tyre , ketu po erdhen vijn per te ikur , pastaj esht problemi i gjuhes apo jo?
PërgjigjuJepja shqiptareve 1000$ Neto muaj i ke aty
PërgjigjuOre me llogari te THJESHT ushqimi 3 vakte shkon Tek 20 -25 mil lek me cmimet e sotme plus fjetja ka kosto bashk dike te 600 MIJ lek Po jepja shqiptarit o legen keto lek se me llogari I harxhon 900mij lek per punetor
PërgjigjuDmth: një i huaj i “importuar”, kosto 700€/muaji (200€ strehim + 500€ rrogë). Një punonjës vendas 500€/muaji rrogë maksimumi. I gëzofshit të gjitha.
PërgjigjuGjithcka eshte tek rregullat e punesimit ne pergjithesi dhe per te huaj ne vecanti...kontrata punesimi perfitojne individe qe i nevojiten progresit te shoqerise dhe ekonomise si nje e tere (madje mund te kete dhe lista me profesione qe kane mungese), por jo te shfrytezohet per makuteri, pasi kjo sjell shtremberim te tregut te punes dhe braktisjen me te larte te vendit nga njerezit e kualifikuar. Si rregullohet kjo...matja me regorozitet i rregullave dhe kushteve te punes!
PërgjigjuE duam shqipnin si gjite europa ha ha ha
PërgjigjuPunedhenesit duan skllever. Sa me shume nga keta te vijne aq me pak shance qe te rriten rrogat.
PërgjigjuFukarenjtë bejn te pasur te shëmtuar,,si i thonë nuk ju shkon...KETA JANE BIZNESMENET SHQIPTAR,,,