'Paga deri në 800 mijë lekë për zyrtarët e Qendrës së Sigurisë Kibernetike! Deputetët e PS rezerva për pr/ligjin! Ndreca:Trajtim i ekzagjeruar

19 Shkurt, 15:11| Përditesimi: 20 Shkurt, 01:18

  • Share

Në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë u diskutua pr/ligji për 'sigurinë kibernetike' që parashikon dhe ngritjen e infrastrukturës për sigurinë kibernetike, Qendra Kombëtare Operacionale e Sigurisë Kibernetike (SOC) dhe përcaktimin në mënyrë të qartë të autoritetit përgjegjës për sigurinë kibernetike.

Deputeti Pandeli Majko shprehu rezerva pasi pr/ligji sipas tij nuk shpreh qartë rolin dhe mbi kë bie përgjegjësia në rast të sulmeve kibernetike, dhe çfarë ndëshkimesh duhet të kenë subjektet që hakerohen pasi çertifikohen nga qendër.

Plarent Ndreca rezerva sa i takon pagave të cilat janë caktuar në pr/ligj për drejtuesit dhe punonjësit. Në nenin 7 të pr/ligjit përcaktohet se Drejtori i Përgjithshëm dhe nëpunësit e njësive qendres , përveç pagës sipas kategorive të pagës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune, në masën deri në 800 000 (tetëqind mijë) lekë në muaj.

Deputeti Plarent Ndreca e quan të ekzagjeruar dhe thotë se nuk mund të jetë parlamenti që përcakton pagat. Drejtori AKCESK Igli Tafa  thotë se kjo është e vetmja mënyrë për të tërhequr ekspertët më të mirë për të parandaluar këto sulme kibernetike.

Pjesë nga debati ne komision

Plarent Ndreca: Në nenin 7 pika 5 ku trajtohet aspekti financiar, është një trajtim i ekzagjeruar. Është përcatkuar në këtë nen paga konkrete. Nuk mund të përcaktohet në ligj një pagë me vlerë konkrete dhe duhet të jetë në përputhje dhe me ligjin e pagave. Është shprehur 80 mijë lekë në muaj gjë që nuk duhet të jetë në ligj. Duhet të sqarohet proporcionaliteti i masës shtesë për natyrën e veçantë pune sepse më duket mjaft i lartë dhe jo në përputhje  me vendimet e Këshillit të Ministrave që rregullojnë pagën e administratës publike. Duhet lënë KM që të vlerësojë masën e pagës dhe shumat.

Drejtori i AKCESK Igli Tafa: Këto mendje nuk mund ti gjejmë dot nëse nuk kemi një shpërblim. Ju e dini sa e vështirë është të gjejmë ekspertë dhe kemi menduar ta fusim në ligj për të dhënë qëndrueshmëri këtyre ekspertëve në mënyrë që të mbrojmë infrastrukturat e atdheut.

Plarent Ndreca: Lidhur me pagat më vjen keq por nuk gjeta argument të qëndrueshëm. Argumenti që përdoret që ka të bëjë me rëndësinë e personave që do të merren me këtë cështje bie dakord dhe jam shumë i qartë për rëndësinë e ekspertëve, por parashikimi në këtë ligj ju vështirëson marrjen e ekspertëve. Duhet në një akt nënligjor më fleksibël që ti nënshtrohet vlera e pagave, sesa ta përcaktoni në ligj. Bie dakord që në autoritetin për sigurinë kibernetike duhet të jenë më të mirët dhe më të mirëpaguarit. Por këtë nuk mund ta përcaktojë kuvendi por qeveria. Duhet hequr nga ligji dhe lënë në dorë të kryeministrisë sa herë duhet ndryshuar paga apo shtesave për natyrë të vecantë, si organ në varësi të kryeministrit.

Pandeli Majko: Të jem i sinqertë. Nuk jam I qartë nëse ne po krijojmë në parlament një agjenci të sigurisë kibernetike apo qendër koordinuese të sigurisë kibernetike. Këtë duhet të na e ndajnë mirë përfaqësuesit që kanë ardhur sot. Është qendër për koordinim dhe mirëinformim apo për mbrojtjen kibernetike. Nuk jam i qartë nga ligji për mënyrën si është ndërtuar, kush janë marrëdhëniet tuaja me institucionet kryesore të menaxhimit.

Më duket se po çertifikojmë diçka që është e paqartë. E qartë do të jetë nëse do të ndodhë një ngjarje e rëndë ju do të quheni përgjegjës apo konferencë shtypi.  Unë dua të di çfarë do të çerfitikoni. Nëse dikush nuk pranon apo vonon në çertifikim kush është përgjegjësia e tij. Keni dhënë vetëm një kundravajtje penale. Çfarë përgjegjësie mbani ju nëse një strukturë që ka çertifikimin tuaj hakerohet? Jepni konferencë shtypi? Ndiqeni penalisht? Do të kemi një strukturë që do të çertifikojë edhe nga e cila duhet të dridhen të gjitha strukturat shtetërore e private. Dje na doli një strukturë celulare që kanë hakeruar të dhënat e qytetarëve. Dmth shteti është gati në gjysmëemergjence për këtë çështje. Kështu që kur të na vini këtu mos na mbani shumë fjalë për rrogat. E kuptoj që është të rëndësishme porn a thoni ku jeni si jeni, çfarë po bëni.

Ka një strukturë që është krijuar në ministrinë e Mbrojtjes e po ndihmohet nga NATO, pse nuk është vlerësuar të jeni nën ombrellën e ministrisë së Mbrojtjes apo të krijojmë një pazel tjetër. M ekëtë formë ligjore që ka ardhur po krijojmë një strukturë me specialistë të mirë që japin informacione po kush është përgjegjëia juaj nëse ndodh diçka? Informoni kryeministrin, shpallni emergjencën e më pas?  Nëse sot një strukturë private që ka brenda shërbimet e qytetarëve e nuk është certifikuar nga ju çfarë ndodh? Keni krijuar ju standardet e çertifikimit?

Drejtori i AKCESK Igli Tafa: Nuk ekziston kurrë koncepti i riskut zero por jemi këtu për të krijuar një institucion modern. Sulmet kibernetike janë tejet të sofistikuar. Duam të krijojmë një skuadër mbrojtëse që tenton të mbrojë sa më shumë strukturat. Nuk mund të jetë në varësi të ministrisë së Mbrojtjes se biem në kundërshtim me ligjet e BE-së nëse përziejmë këto dy autoritete. Autoriteti kombëtar ushtarak mbron rrjetin e brendshëm ne mbrojmë 95 % të mbetur. Nëse hakohet sot një bankë apo institucion ka efekt të jashtëzakonshëm. Ne jemi për të ndihmuar ta parandalojmë. Kemi reflektuar nga sulmet e mëparshme. Nuk reflektojmë vetëm nga sulmet e Shqipërisë por duke qenë se njohim armikun, taktikën e teknikën kemi mësuar.

Në fund komisioni i Ligjeve miratoi në parim pr/ligjin dhe e kaloi bashkë me sugjerimet në komisionin përkatës. 

Ketu pr/ligji

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur: 19/02/2024 19:33

    Ça logjike idiote! Më jep kaq se ndryshe nuk rri. Po atëhe edhe gjyqtarët, pedagogët, mjekët, të gjithë tua bëjnë pagën 800.000 ose do ikin! Ik mora pall zhduku të q...r...

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/02/2024 16:43

    Do mbrojne atdheun keto mjeshtrat me 8 milione leke ne muaj. Per 8 milione leke ne muaj shkoni vrituni ne Ukriane per te mbrojtur atdheun nga ekspancioni rus. Ca do mbroni ketu ju o plera, te gjitha te dhenat e shqiptareve u moren vesh, me paga me numra telefoni me targa makinash me nr id. Do mbroni faqet e lodhura te webit te ministrive hajdute me administrata te tej fryra militantesh. Iken te gjithe ngelen vetem militantet ne kete vend. Prandaj jemi me te dobetit ne evrope per arsim se kemi mates femijet e militanteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?