Paga e luftës, Rama: 4500 kompani s'aplikuan! Në mes të qershorit nxjerrim emrat e atyre që e morën

10 Qershor 2020, 15:26| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 19:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bizneset që nuk iu përgjigjën ultimatumit të tij për pagën e punonjëse janë rreth 4500. Ai tha se këto kompani janë paralajmëruar, por nuk i kanë deklaruar. Megjithatë, Rama tha se Tatimet po lëvrojnë pagat direkt tek të gjithë punonjësit pavarësisht nëse kanë aplikuar kompanitë. Gjithashtu, Rama tha se në mes të muajit qershor do të dalë lista e të gjithë atyre që kanë marrë pagën e luftës.

"Kam parë disa spekulime të bëra që natyrisht edhe të nxitura, por nuk po ua adresoj për këtë shkak, por temës, një fasoneri ku njerëzit thonë nuk na kanë dhënë asgjë. Ne nuk paguajmë njerëz që nuk janë mbyllur asnjë ditë dhe e kanë marrë pagën rregullisht. Ne do të paguajmë të gjithë ata që qoftë edhe një ditë kanë humbur mundësinë për punë. Ata që janë përgjigjur pozitivisht janë shumë. Ata që nuk janë përgjigjur s’ka rëndësi, janë afro 4500.

Po trajtohen ankesat e fundit, Tatimet po vijojnë lëvrimet. Ne kemi qenë proaktivë, tatimet kanë verifikuar cdo person, kompani për kompani, kryesisht të atyre që nuk përgjigjen, do të ndëshkohen. Do të jemi në çerek milionë njerëz që do të marrin pagat. Ka akoma njerëz që nuk i kanë marrë, por do i marrin të gjithë. Në fund kur të mbarojë e gjitha brenda mesit të qershorit lëvrimi, do të bëjmë publike me emër e kanë marrë apo jo" tha Rama. Data 5 qershor ishte afati i fundit për bizneset për të aplikuar për pagën e luftës, 40 mijë lekë.


Lajmi kryesor:

Shqipëria siguron eurobondin 650 mln €, Rama: Pas tatim fitimit, hiqet TVSH-ja për biznesin e vogël, do jenë drita e syve të qeverisjes sonë deri në 2029


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?