Deputetja e PS-së Pranvera Resulaj dhe aktivisti Jani Marka patën një debat lidhur me rritjen e pagës së administratës publike. Marka e quan absurde pasi pensionistët marrin 20 herë më pak se deputetët.
Preçi: Shqipëria është 32% GDP për frymë e BE. Sot një deputet në parlamentin europian 8 mijë e ca euro. Por e veçanta, parlamentet i marrin vendimet në një mandaturë dhe hyjnë në fuqi mandaturën tjetër. Kemi nivel të lartë informaliteti.
Resulaj: Populizëm i pastër. Që të thuash që e ka një deputet 20 herë më shumë se një pensionist. Prek ndjeshmërinë e një kategorie popullatë për populizëm dhe manipulim opinioni. Patjetër.
Marka: Paga juaj është 20 herë më tepër se e nënës sime.
Resulaj: Të përpiqesh të bësh me turp një deputet përpara publikut. E kemi parë sa jemi ndëshkuar me votë. Nëse nuk ndryshon hierarkia e pagës nuk ndryshon paga edhe administratës publike. Rritja e pagave duhej marrë për shkak të komisionit të ligjit.
Marka: E mbani në sirtar ligjin e minimumit jetik.
Resulaj: Është një respekt për të arritur tek rritja e pagave. Nga presidenti i republikës, e kështu me rradhë. Është piramidë. Është e majtë apo nuk është. Dëgjojmë ta djathtën të flasin për politika sociale. Nga Danimarka tek Shqipëria politikat sociale nuk inkuadrojnë shumë. Nuk jemi një vendi i pasur, por jo se nuk jemi një vend social.
Lajmi kryesor:
Rritja e pagave për administratën/ Spahiu në 'Frontline': PS-PD në 34 vjet nuk ndërtuan asnjë azil pleqsh
G.K//ReportTv.al