Politikë

‘Paga mesatare është rritur dy herë’, Rama: Janarin që vjen, minimalja do të shkojë 500 euro

10 Prill, 08:41| Përditesimi: 10 Prill, 10:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama thotë se paga  minimale do të shkojë 500 euro janarin e vitit që vjen. Në komunikimin me ndjekësit live  në rrjete sociale, kreu i qeverisë iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se kishte premtuar rritje pagash, por nuk ka bërë gjë.

Sipas Ramës, paga mesatare e përgjithshme është rritur dy herë.

“Nëse ka një gjë që është shumë evidente, është pikërisht rritja e vazhdueshme e pagave në Shqipëri që ka impaktuar fort edhe rritjen e pagave në sektorin privat, ku sot ne kemi një pagë mesatare të kombinuar me sektorët publikë dhe sektorin privat, 830 euro. Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro në vitin 2024 u mbyll viti sipas INSTAT dhe jo sipas meje, me një pagë mesatare 1000 euro.

Ndërsa bazuar në këtë, është shumë e qartë që paga mesatare në Shqipëri vitin 2030 do të jetë 1250 euro në sektorin publik dhe  1000 euro paga e kombinuar, që do të thotë që jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithshme e kemi rritur më shumë se sa dy herë e gjysmë. Ok? Kështu që nuk e di se për çfarë flet kur flet për rrogat siç i quan ti ose pagat siç i them unë, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht, është se kur unë i them gjerat që janë atje në realitet, atje në realitet ka një numër të madh njerëzish që ato gjëra i kanë para syve, i kanë të prekshme, pra kur unë them që paga minimale për shembull ishte 157 euro, dhe është 400 euro atëherë ata që e kanë pagën minimale e dinë shumë mirë se çfarë flas apo kur them që ne në qershor do t’u përcjellim kompanive që paga minimale do të bëhet 500 euro  në janarin e ardhshëm se do një fazë, natyrisht ambientimi me një risi për të bërë planet e veta të reja çdo kompani, njerëzit e dinë, ata që i marrin këto paga e dinë.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Starmer, vizitë zyrtare në Shqipëri! Nesër gongu zyrtar i fushatës! Do shohim kush zbret e kush bie më 11 maj! ‘Parashikon’ rezultatin: Do e shënoj sërish te lokali në Kuç


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?