Paga mesatare në Rajon rreth 40% më e lartë se në Shqipëri, Braimllari: Korrupsioni i Rilindjes po rrit buxhetin Ramës

23 Janar 2023, 08:03| Përditesimi: 23 Janar 2023, 08:12

  • Share

1671887908_braimllari.JPG

Endrit Braimallari, nënkryetar i Partisë së Lirisë, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar sa i takon pagës mesatare në Shqipëri. Sipas Braimllarit, korrupsioni i Rilindjes në Shqipëri, vjedhja nëpërmjet inceneratorëve, hajdutëria në bashkinë e Tiranës nëpërmjet procedurave fiktive të tenderimit, PPP klienteliste dhe abuzuese ku vetëm 1 km rrugë kap vlerën e 20 milion euro, kane mundësuar rritje e buxhetit personal të Edi Ramës, por jo të qytetarëve të thjeshtë.

‘Shqipëria e fundit ne rajon përsa i përket pagës mesatare. Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina e kanë pagën mesatare bruto 40 % më të lartë se tek ne, pra me vlerën e 800-900 euro. Korrupsioni i Rilindjes në Shqipëri, vjedhja nëpërmjet inceneratorëve, hajdutëria në bashkinë e Tiranës nëpërmjet proçedurave fiktive të tenderimit, PPP klienteliste dhe abuzuese ku vetëm 1 km rrugë kap vlerën e 20 milion euro, kane mundësuar rritje e buxhetit personal të Edi Ramës dhe ortakëve të tij, por jo të qytetarëve të thjeshtë, ku ashtu si për çdo të dhënë tjetër dhe për pagën minimale rradhitemi të fundit në rajon.’- shkruan Braimllari.


Lajmi kryesor:

Paga mesatare në rajon po arrin 800-900 euro, rreth 40% më e lartë se në Shqipëri


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?