Foto ilustruese

Ekonomi

Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit

11 Mars, 16:58| Përditesimi: 11 Mars, 17:01

  • Share

Rritja e pagave për sektorin publik si dhe aksioni anti-informalitet kundër nëndeklarimit të pagave, kanë dhënë ndikim në rritjen e pagës mesatare në vend.

Instituti i Statistikave thotë se në tremujorin e fundit të vitit 2024, paga mesatare në Shqipëri u rrit me 11.2% duke arritur në 83.401 lekë, nga 75.025 lekë që ishte në fund të 2023-shit.

“Gjatë tremujorit të katërt 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni”, thuhet në raportin e INSTAT.

Rritja më e madhe e rrogës me 14.9% është regjistruar në sektorin e ndërtimit, i cili aktualisht e ka pagën mesatare 67.079 lekë nga 58.367 lekë që ishte në 2023-shin. Rritja në sektorin e ndërtimit ka ardhur edhe si rezultat i aksionit kundër nëndeklarimit, ku ndërtimi është klasifikuar me risk të lartë në nëndeklarimin e pagave.

Por edhe pse ka rritje të pagave është thelluar diferenca midis shtetit dhe privatit. Sipas INSTAT paga mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror është 100,437 lekë nga 87.864 lekë në vitin 2023. Ndërsa paga mesatare për një të punësuar në sektorin privat arriti në 76,000 lekë nga 69.400 lekë në 2023-shin.

Profesionet më të paguara në vend janë: “Manaxherë, Ligjvënës, Nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare mujore në nivel kombëtar.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?