Paga minimale 30 mijë lekë në 1 janar, ekspertët: Duhet të ishte më i konsultuar shton kostot për biznesin (VIDEO)

25 Dhjetor 2020, 17:41| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 18:21

  • Share

Teksa jemi në mbyllje të vitit 2020 i cili ishte i mbërthyer nga pandemia COVID-19, tashmë sytë janë kthyer tek pritshmëritë për vitin 2021. Një ndikim të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vitit të ardhshëm do të kenë qytetarët, të cilët këtë vit ulën konsumin, ndërsa për qeverinë rritja e konsumit do të jetë e rëndësishme për vitin e ardhshëm.

“Ne kemi projektuar që konsumi, që kontribuon me gati 90% në rritjen e produktit të brendshëm bruto, do të vijë duke u rritur. Ne tani edhe rrogën minimale e rritëm që të ketë pak më tepër konsum. Rritja e pagave për mjekët dhe arsimtarët ndikon pak më shumë në konsumin e tyre. Pra, nëse do të ketë më shumë konsum, do të ketë edhe një rritje të mirëqenies së tyre”, tha Denaj më 23 tetor 2020 për Report TV. 

Një element kryesor që pritet të ketë ndikim në rritjen e konsumit në vitin 2021 është rritja e pagës minimale. Aktualisht ajo është në vlerën e 26 mijë lekëve, ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë 30 mijë lekë, por edhe në këtë aspekt ekspertët janë kritik pasi sipas tyre ky vendim duhet të jetë më i konsultuar me biznesin, të cilit i rriten kostot për punonjës.

“Impakti i parë që ne dimë për rritjen e pagës minimale është 13 milionë euro do të hiqen nga duart e qytetarëve dhe biznesit për të shkuar në duart e shtetit”, thotë presidenti i eksportuesve shqiptar Alban Zusi.

“Ndryshimi i pagës minimale absolutisht që pretendohet që të rris mirëqenien e familjeve por duhet të jetë i konsultuar me të gjitha grupet e interesit”, pohon ekspertja e ekonomisë dhe pedagogia Elona Shehu.

Në muajit e karantinës konsumi i qytetarëve ra me 7.5%, dhe sipas tregtarëve qytetarët zgjodhën të konsumonin vetëm për ushqime, shpenzuan për shëndetin dhe lanë mënjanë shpenzimet e tjera ato për shkak të pasigurisë. Në tremujorin e tretë të vitit në muajit e verës konsumi i popullatës ishte -3,86 % krahasuar me 2019. Në total sipas INSTAT qytetarët konsuamuan në 9 muaj të këtij viti rreth 31 miliardë lekë më pak mallra dhe shërbime se në vitin e kaluar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 25/12/2020 23:33

    Prandaj ecen keq vendi se behen pedagoge dhe eksperta batakcinjte qe duan njerez te varfer dhe pronare qe pijne gjakun e punetoreve.

    Përgjigju
  • Turp: 25/12/2020 22:16

    Si skane turp, Se si i bejne llogarite kto ekonomistat e qeverive, A mendojne si do ushqehet ky popull me pune te pakten 8-9 ore ne dite Dhe me 30.000 lek per te ngrene e per pagesa e qera e kredi, telefon, uje,drita e pensionista e femije me rroba e shkolla dhe tjera.. Mos te flasim per probleme shendetsore qe nje mjekim i thjesht gripi femijesh shkon 5000-7000 lek te reja ( pa vizite) Ahmetaj e qeveria merr nga call center e ppp e ppq miliona euro ne muaj, e theksoj ne muaj, jo ne vit!!! Vetem nje call center ben miliona euro cdo muaj, Mos te fls per lojrat e fatit me interntet me telefona e Ipad tableta ne cdo lokal te shqiperise jane aktive dhe shume te hapura pa asnje problem punojne.. Qe po 100 fishohen cdo dite dhe qe ja pine dhe ate pak gjak ktyre njerezve Dhe prap populli i mjere smerr as 300 mije lek asgje sperfiton nga gjithe kto pislleqe qe behen ne kurriz te tij... as per te mbajte shpirtin gjalle nuk mjafton ajo pagese qesharake! Uroj fatin e KEDAFIT per te gjithe kto qe tallen me kte popull Kto 30 vjet.

    Përgjigju
  • Dori: 25/12/2020 22:02

    O robt ku ti keni mor pronare shkerdhata,,,nuk doni juve qe punetoret te marrin page 300.000 leke,,kjo eshte rroge sa per te jetuar me groshe mor pisa,,,,helm i ilace ju befshin leket mor maskarenjt e mutit...

    Përgjigju
    • ....: 28/12/2020 20:16

      Smarrin as 30.000 mije, se 26.640 u bie te marrin neto. Dhe ato ishalla ti marrin. Se pronari jau kalon ne banke sa per procedure dhe i kthejne prape puntoret e shkrete.

  • ggg: 25/12/2020 20:27

    O Leo ti nuk kuptoke hic nga ky muhabet... e sigurte 1000% ato qe thone ekspertet... rriten shume kostot e bizneseve te vogla familjare ne vecanti dhe te te gjithe biznesit ne pergjithesi, dhe qeverise i shkojne me shume leke, per mendimin tim duhet te ishte rritur paga baze por te ishte ulur perqindja per sigurimet shoqerore, sa per ato shendetesore gjithmone me jane dukur pa kuptim perderisa ne nuk marrim asnje sherbim falas per shendetesine, te gjithe e dime qe ne paguajme nen dore kur shkojme ne spital....

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/12/2020 20:00

    Palo ekspertet nuk e dine qe 300 mije leke te vjetra, nuk jane as tre dite pune ne Perendim. Turp te kene.

    Përgjigju
  • Leo: 25/12/2020 19:27

    Expert të pa ngopur. Si shton kostot e biznesit? o idiota. Të ngelet shtresa e ulët pa bukë e një pjesë e shoqërisë të vazhdoj vilat në kurriz të varfërisë. Expert? për çfar për vjedhje?

    Përgjigju
    • Nuli: 25/12/2020 22:18

      Po ca kostosh ka biznesi o eksperta fismidhje.e ca merr qeveria kur deri ne 300mij lek te vjetra rrog nuk tatohen? Tatimi fillon mbas 300 min lekshit.kshu qe qeveria sfito gje.fitojn vetem hallexhinjt qe do marrin 1 thes miell me shum me rrogen.

    • Ekspertet: 25/12/2020 22:18

      Ktyre eksperteve duhet ti marresh dhe ti tredhesh per se gjalli, Se kto servila na kane marre ne qafe, qe sduan as femijet e vet Dhe bejne si ekspert njerez plera.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?